e enjte, shkurt 2

Karadaku, kosovari që u bë krahu i djathtë i Mehmet Shehut


Karadaku, kosovari që u bë krahu i djathtë i Mehmet Shehut

Historia e Xheladin Beqirit

- Flet Zenel Merjo bashkëluftëtari i tij, që tregon për peripecitë e kosovarit që u bë partizan i Brigadës I Sulmuese.

Nga Sebi Alla

Erdhi nga Kosova, u arrestua nga italianët dhe grekët, mori pjesë në luftën antifashiste, por shumë shpejt në luftë u bë krahu i djathtë i Mehmet Shehut. Xheladin Beqiri, i njohur ndryshe edhe si “Karadaku” drejtoi disa formacione ushtarake të Brigadës së Parë Sulmuese. Deri në momentin e fundit kur ai ra në fushën e betejës, la pas sa e sa aksione të suksesshme.Njeri me pak fjalë, por që veten e tregonte se kush ishte në fushën e betejës. Për këtë arsye që në fillim ai ra në sy të Mehmet Shehut, i cili ishte një nga ushtarakët më të zotë, gjatë Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë. Mehmet Shehut, i cili ishte një nga ushtarakët më të zotë, gjatë Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë. E shkuara e Xheladin Beqirit ishte e mbushur me peripeci e halle të shumta. Në Vitin 1934, ai la Kosovën dhe kaloi tokën shqiptare. Nuk erdhi si emigrant, por në trojet e tij etnike kishte lënë të vdekur një serb, i cili pati konflikte me të atin e Xheladinit. Duke marrë parasysh rrezikun që i kanosej, Xheladini kapërceu kufirin dhe pas disa javësh udhëtim u vendos në fshatin Nivicë të Kurveleshit. Nuk kaloi shumë gjatë dhe u përshtat me zakonet dhe traditat e krahinës së Kurveleshit. Shpesh në biseda me shokët, ai shprehej se iku nga një malësi me tradita dhe erdhi në një tjetër po me tradita. Duke pasur ndjenjën e fortë patriotike, Xheladin Beqiri që nga lufta mori edhe pseudonimin “Karadaku” (për arsye se në vendin ku jetonte në Kosovë kishte afër malin e Karadakut). Por edhe pse mbërriti në Shqipëri dhe u ingranua në jetën e përditshme iu desh që të përballej dhe me një burgosje disa mujore nga ana e grekëve. Kjo ishte pasojë e luftës Italo-Greke.Kur forcat partizane të shtetit helen u futën në thellësi të territoreve shqiptare, në pretekstin e goditjes së ushtrisë fashiste italiane, arrestuan edhe Xheladin Beqirin. Pasi e mbajtën disa muaj të burgosur, kur u qartësuan se cili ishte Xheladin Beqiri e lanë të lirë. Që nga ai moment, malësori Kosovar, rrëmbeu armën dhe doli në mal. Aty shokët e tij të çetës i vunë pseudonimin Karadaku. Menjëherë ra në sy për trimëri dhe maturi të theksuar. Me meritë ai mori drejtimin e batalionit të V-të të Brigadës së Parë Sulmuese. Jeta e tij u mbyll në një përpjekje të ashpër me gjermanët më 6 qershor të vitit 1944. Emri i tij u bë i njohur pasi në aksione hidhej vetë i pari në sulm dhe bënte gjithçka për shokët. Po kështu ai ishte edhe një strateg i lindur ushtarak. Pritat që ngrinte kundër nazi-fashistëve, kurorëzoheshin gjithmonë me sukses. Për këtë arsye Karadaku fitoi zemrën e Mehmet Shehut, komandantit të Brigadës së Parë Sulmuese. Pasi e studioi mirë në luftime, Shehu i besoi drejtimin e Batalionit të V-të. Por kjo nuk do të thotë se ai mbeti vetëm në kuadrin e drejtimit të këtij formacioni luftarak. Si erdhi nga Kosova Xheladin Beqiri dhe çfarë peripecishë i dolën deri në vendosjen e tij në krahinën e Kurveleshit? Përse e arrestuan grekët dhe e interrnuan për disa muaj? Si vendosi Karadaku që të marrë pjesë në çetat partizane? Përse fitoi zemrën e Mehmet Shehut? Si vendosi Shehu që ta propozonte delegat i Kosovës për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit? Si u vra gjatë luftimeve me forcat gjermane? Përse vendosi Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë që ta shpallë Hero i Popullit? Për një nga figurat e njohura të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Xheladin Beqiri “Karadaku”, flet Zenel Merjo, një nga bashkëluftëtarët e tij.Karadaku një nga të besuarit e Mehmet Shehut“E tregoi veten se kush ishte dhe çfarë ndjenje patriotike kishte. Xheladin Beqiri në korrikun e vitit 1943 u bë komandant i një batalioni në Brigadën e Parë Sulmuese, ku mori rrugën e gjatë për në Vithkuq të Korçës. Gjatë luftimeve ai ra në sy të Mehmet Shehut, i cili ishte edhe komandant i Brigadës së Parë Sulmuese (formacioni i parë ushtarak i mirëorganizuar). Që në ditët e para, ai u emërua nënkomandant, duke pasur si drejtues të kësaj kompanie Ndreko Rinon. Për çdo aksion që do të merrnim, Mehmeti pyeste gjithmonë Xheladin Beqirin se si të organizonte prita që t’u shkaktonte sa më shumë humbje forcave armike. Më kujtohet se gjithmonë në luftime ai ishte në ballë të parë dhe drejtonte në një mënyrë të përsosur operacionet. Edhe pse nuk ishte një ushtarak i shkolluar, mund ta them me plot bindje se ishte një strateg i lindur. I ra Shqipërisë kryq e tërthor dhe forcat që drejtoheshin prej tij patën suksese të mëdha”, tregon bashkëluftëtari i Karadakut, Zenel Merjo.Si u vra komandant KaradakuNdoshta mund të konsiderohet edhe si një nga betejat më të ashpra. Më datë 6 qershor të vitit 1944, forcat Gjermane ishin përqendruar në Qafën e Gjarpërit dhe të Gurit të Prerë. Oshëtimat e armëve ishin në maksimum dhe luftimet ishin tepër të ashpra. Xheladin Beqiri dhe kompania e tij ishin në ballë të sulmeve. Disa prej forcave gjermane, duke përfituar edhe nga terreni përpiqen të marrin krahët. Njëri prej ushtarëve nazist kalon pas shpinës së pozicionit, ku ishte vendosur Karadaku dhe me një breshëri automatiku e qëllon nga pas. Edhe pse gjermanët në këtë beteje pësuan disfatë dhe u tërhoqën, përsëri ata arritën t’i japin një goditje të rëndë forcave partizane, pasi lanë të vrarë Xheladin Beqirin, Karadakun. Menjëherë pas përfundimit të betejës, shokët rendën drejt tij, por ishte e kotë. Zemra e malësorit nga Kosova pushoi përgjithmonë, në një nga llogoret e Gurit të Prerë. Mehmet Shehu kishte propozuar që Karadaku të ishte delegat i Kosovës në Kongresin e Përmetit. Pasi bëri propozimin, partizanët dhanë mendimin unanim që të ishte ai përfaqësues i Kosovës, në këtë mbledhje të rëndësishme.Presidiumi i Kuvendit Popullor nderon Karadakun Hero PopulliPas vdekjes, në vitin 1969 u propozua që Xheladin Karadaku të shpallej Hero i Popullit. Nuk pati asnjë diskutim. Të gjithë anëtarët e presidiumit të Kuvendit Popullor vendosën që të nderonin luftëtarin nga Kosova me dekorata trimërie dhe me shpalljen e tij si Hero Populli, me motivacionin: Për kontributin e madh që ka dhënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si një nga partizanët e orëve të para, si një figurë e njohur e aksioneve të guximshme, si komandant trim që udhëhoqi me mprehtësi, guxim e trimëri të rrallë repartet që i ishin besuar. Kurdoherë i pari e në ballë të luftës, atje ku ishte rreziku më i madh, gjersa në përleshje trup me trup me armikun dha jetën për çlirimin e atdheut.Kush ishte Xheladin Beqiri, “Karadaku”U lind në Kosovë në vitin 1905, në një familje të thjeshtë. Por peripecitë për Xheladinin do të vinin më vonë. Ai dhe babai i tij nuk duronin më zgjedhën e rëndë serbe dhe kështu u vunë në shënjestër të strukturave të shtetit të asaj kohe në Serbi. Qëndrimet e egra të serbëve, me të afërmit, komshinjtë, e hodhën këtë familje në gjak dhe hasmëri me ta. Në atë moment kritik Xheladini nuk mundi të linte të atin që të torturohej nga serbët. Me veglën e punës Xheladini godet për vdekje Xhahilin Serb. Pas këtij akti, Xheladini duhej të largohej me doemos për të mos rënë në duart e Serbëve, ku më pas përfundimi për të do të ishte vërtetë tragjik. Për këtë mendoi që të shkelte tokën shqiptare, por fatin ende nuk e kishte të qartë. Xheladini eci vetëm dhe i pashoqëruar drejt Kukësit dhe Shkodrës. Më pas ai përfundon në Fier ku kishte shumë Kosovarë dhe një pjesë të fisit të tij. Më vonë ai gjen një punë në kriporen e Vlorës. Xheladini u afrua me një nga nënoficerët e xhandarmërisë, që ishte nga Nivica e Kurveleshit ( pasi Xheladini duhej të paraqitej për çdo javë në xhëndarmëri, për të bërë regjistrimin dhe verifikimin e javës). Kapterri, pasi u njoh me Xheladinin i kërkoi atij që ta merrte pranë familjes së tij në Nivicë, ku do të punonte. Në verën e vitit 1934, Xheladin Beqiri, bir i Kosovës u bë djalë i Nivicës në Kurvelesh. Kur e panë për herë të parë banorët e zonës e pyetën se nga ishte, pasi fiziku dhe veshjet e tij tradicionale Kosovare binin në sy. Ai pasi qëndroi një farë kohe pa kthyer përgjigje u thotë: “Prej Kosove jam he burra, halli e nevoja m’ kan pru këtu”. Vitet kalonin dhe Xheladin Beqiri “Karadaku”, po përshtatej gjithmonë e më shumë me fshatarët e këtyre zonave, të cilët e respektonin si jabanxhi dhe hallexhi. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia. Për këtë vepër të rëndë e poshtëruese Xheladini krijoi një urrejtje për pushtuesit që erdhën nga përtej Adriatikut. Pas shpërthimit të konfliktit Italo-Grek në vitin 1940, forcat patriotike të shtetit fqinj helen erdhën deri në Nivicë në ndjekje të fashistëve italianë. Xheladini, i arrestuar më parë nga Italianët, ishte në kasollen e tij në një pyll afër fshatit Nivicë. Por kur forcat greke kaluan aty e gjetën në befasi dhe e arrestuan. Pasi e mbajtën disa muaj në Pirgoilisë e lanë të lirë dhe më pas u kthye në Nivicë. Që nga ky moment rrjedha e jetës së kosovarit patriot ndryshoi. Karadaku filloi të aktivizohej dhe u rreshtua në çetën e parë partizane në krahinën e Kurveleshit. Njësiti dhe çatat të udhëhequra nga patriotë të kësaj krahine filluan të hidhen në aksione dhe luftime. Karadaku për aftësitë e tij në luftime mori drejtimin e një çete partizane. Në betejën e Mezhgoranit, Karadakut i ra në fushën e betejës Asim Zeneli.